Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:13 | 11 Korrik 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

08:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë)

09:00

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhje. Në rend dite është raporti i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën janar – mars 2024; rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës të administratës në sistemin prokurorial etj. (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

09:30

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për përkujtimim e viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë- Bosnje e Hercegovinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare; themelimi i Komisionit Hetimor mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit etj. (Kuvendi i Kosovës)

10:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Integriteti i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” (Problemet kushtetuese dhe ligjore të Projektligjit aktual). (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11;00

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për medie. (Holli i Kuvendit)

13:00

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prishtinë)

14:00

Shpalosen për herë të parë artefakte nga viktimat e Srebrenicës, të cilat i kanë ruajtur familjarët e viktimave. Marrin pjesë Emilija Rexhepi, zv.kryeministre e Kosovës dhe Mensur Bektic, përfaqësues i familjarëve të të vrarëve boshnjakë. (Shtëpia e Gazetarëve, ish-ndërtesa e Gërmisë)

18:00

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) bën hapjen e ekspozitës “Një Ditë” kuruar nga Blerta Hoçia dhe realizuar nga FDHK. (Biblioteka ‘Hivzi Sulejmani’, Dardani, Prishtinë)/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme