Studio filmike, Dreamworks Animation, konfirmoi në një postim në X se “Shrek 5” do të shfaqet në ekranin e madh më 1 korrik 2026, 16 vjet pas publikimit të episodit të mëparshëm.
Yjet e mëdhenj që qëndrojnë pas karaktereve shumë të dashura të këtij filmi vizatimor, janë konfirmuar sërish. Sipas postimit, Mike Myers në rolin e Shrek, Cameron Diaz do të kthehet si Princesha Fiona dhe Eddie Murphy do të vijë me rolin e tij si Gomari i papërmbajtshëm.
Filmi do të drejtohet nga Walt Dohrn dhe Brad. Filmi i parë “Shrek” ishte një hit i madh kur u publikua në 2001, duke sjellë vazhdime si “Shrek 2” në 2004, “Shrek the Third” në 2007 dhe “Shrek Forever After” në 2010. Shrek është bërë një fenomen kulturor, në atë masë që marka e këpucëve Crocs nxori një linjë të quajtur “Shrek Croc” në 2023. Po ashtu, një rikrijim i shtëpisë në moçal të Shrek u rendit me qira në Airbnb shtatorin e kaluar./a2cnn
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...