Google ADS

Ollie Watkins e çon Anglinë në finale në fund të ndeshjes

23:04 | 10 Korrik 2024
E.H

Por, Tre Luanët fituan një penallti të dyshimtë, nga një ndërhyje e Denzel Dumfries në Harry Kane.

Gjyqtari fillimisht tha se nuk ka penallti, por nga rishikimi në VAR, arbitri vendosi të jepte goditje nga pika e bardhë, e cila u realizua nga Kane në minutën e 18-të.

Anglia më pas mori lojën nën kontroll, duke rrezikuar Holandën që dukej e humbur pas golit të pësuar.

Ishte minuta e 23-të kur Phil Foden mposhti edhe portierin e Tulipanëve kur futi topin mes këmbeve, por Dumfries largoi topin nga vija e portës.

Shtatë minuta më vonë, Dumfries lëshoi një gjuajtje me kokë, por Anglia ishte me fat, pasi topi u ndal në shtyllë.

Dy minuta më vonë, Foden testoi sërish portierin e Holandës, ndërsa kësaj here u ndal nga shtylla e majtë.

Pjesa e dytë ishte shumë e varfër për nga ritmi i lojës, pasi të dyja kombëtaret nuk treguan shumë, por që zëvendësuesi Ollie Watkins bëri diferencën.

Rasti i parë serioz në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të, kur Vigil Van Dijk gjuajti me kokë, por që Jordan Pickford bëri një pritje bravuroze.

Në minutën e 79-të, Bukyo Saka mendoi se kishte shënuar gol, mirëpo asistuesi Kyle Walker ishte në pozicion jashtë loje dhe VAR-i e anuloi.

Ollie Watkins ishte heroi i Tre Luanëve, që realizoi për 2-1 në minutën e 90+1-të me një asistim të Ciole Palmer.

Anglia do të përballet me Spanjën të dielën e kësaj jave (14 korrik), për të përcaktuar se ku do të shkojë trofeu i Euro 2024. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme