Një 27-vjeçar në Pogradec në gjendje të rëndë, i ra një pjesë muri sipër teksa punonte

18:25 | 10 Korrik 2024
E.H

Një 27-vjeçar është në gjendje të rëndë pasi është aksidentuar gjatë punës në një banesë në Pogradec të Shqipërisë.

Sipas policisë 27-vjeçari A.Xh ka marrë plagë pasi i ka rënë një pjesë muri mbi trup, duke e lënë të plagosur rëndë.

Kanë qenë punonjësit e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë duke e dërguar në spitalin e Pogradecit.

Burime pranë këtij spitali bëjnë të ditur se 27 vjeçari pritet të niset drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar pasi gjendja e tij kërkon ndërhyrje të tillë.

Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme