Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se me zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe të Mobilitetit të Qëndrueshëm në Republikën e Italisë, Edoardo Rixi, kanë nënshkruam në Romë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patën shoferëve të shteteve tona.
Me anë të nj postimi në Facebook, Sveçla tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm për mërgatën tonë, përcjell Arbresh.info.
“Njohja e patentshoferëve do të lehtësojë jetën dhe do të jetë një lirim edhe nga barra ekonomike e këtij procesi që e ka rënduar mërgatën deri më tash. Finalizimi i këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë riafirmon raportet e shkëlqyeshme që gëzojmë si Republikë e Kosovës me Republikën e Italisë”, shkroi Sveçla.
“Ky është një hap i rëndësishëm për mërgatën tonë të cilët asnjëherë nuk u ndalën së mbështeturi ekonomitë familjare e buxhetin e Republikës sonë. Sakrifica dhe angazhimi tyre është pjesë e pandashme e çlirimit, krijimit dhe zhvillimit të shtetit tonë”, u shpreh ministri i MPB-së.
“Urime të gjithë qytetarëve tanë që jetojnë në Itali. Ambasada dhe konsullata jonë në Itali ashtu si edhe zyrtarët tanë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë në dispozicionin tuaj për realizimin efikas të kësaj marrëveshje”, tha Sveçla./Arbresh.info
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I