Google ADS

KPK nesër mban mbledhjen e radhës

13:43 | 10 Korrik 2024
E.G

Nesër Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mbajë takimin e 250-të me radhë.

Sipas njoftimit, takimi pritet të nis në ora 09:00, shkruan Arbresh.info.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Procesverbali i Takimit të 249-të të KPK-së;

Raporti i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën tetor – dhjetor 2023;

Raporti i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën janar – mars 2024;

Rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës të administratës në sistemin  prokurorial;

Raporti i Komisionit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve për procesin e avancimit të një (1) prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan;

Raporti i Komisionit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve për procesin e avancimit të një (1) prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj;

Raporti i Komisionit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve për procesin e avancimit të gjashtë (6) prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kundërshtimi i paraqitur ndaj këtij raporti;

Njoftim lidhur me arritjen e moshës së pensionimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe caktimi i Ushtruesit të Detyrës;

Njoftim lidhur me arritjen e moshës së pensionimit të dy prokurorëve gjatë muajit gusht 2024;

Raporti për vlerësimin e performancës së dy (2) prokuroreve me mandat fillestar KVPP/392/2024 i datës 19 qershor 2024;

Të ndryshme;

Kërkesa e prokurorit Armend Hamiti, për sigurimin e audioincizimit dhe transkriptes të takimit të KPK-së, ku është themeluar paneli hetimor;

Korniza e Kompetencës së Sistemit Prokurorial e hartuar nga z. Cristian Nicoara dhe z. David Wells në kuadër të projektit EUKOJUST;/Arbresh.info/

Të ngjashme