Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane zhvilluan një vizitë në Prokurorinë e Posaçme këtë të mërkurë (10 korrik). Ambasada e SHBA bën me dije se ata zhvilluan një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani ku u diskutua mbi përpjekjet për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.
Të pranishëm në takim Trina Higgins, prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah, kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.
SHBA thekson edhe njëherë mbështetjen ndaj SPAK dhe institucioneve të tjea të drejtsis që, sipas tyre, po ndërtojnë një demokraci më të fortë në vend.
“Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar“, shkruhet në postimin e ambasadës./rtsh.al/
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...