Google ADS

Aliu njofton se kanë nisur punimet në rrugën Bare-Salec

10:26 | 10 Korrik 2024
E.G

Ministri i Infrasktrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se dje kanë filluar punimet në rrugën Bare-Salec prej 8.4km.

Aliu vlerësoi se kjo është një rrugë e rëndësishme pasi që ndërlidhet me qytetet e fshatrat tjera në veri të vendit.

Bashkë me ministin  e Brendshëm, Xhelal Sveçla janë takaur me banorët e kësaj zone dhe janë takuar me banorët e kësaj zone me të cilët kanë diskutuar për rritjen e mëtejshme të sigurisë rrugore.

“Ashtu, edhe siç jam zotuar në Seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 6 Tetor 2023, për ndërtimin e rrugës Bare – Selac prej 8.4km, prej sot kemi nisur punimet në këtë rrugë të rëndësishme, si nyje që ndërlidhet me qytetet e fshatrat tjera në veri të vendit.”, ka shkruar ai.

“Bashkë me Ministrin Xhelal Sveçla, takuam shumë prej banorëve të kësaj zone dhe bashkarisht diskutuam për rritjen e mëtejshme të sigurisë rrugore. Si rezultat i asfaltimit të shumë rrugëve në veri të vendit, kemi shkurtuar dukshëm lëvizjen për të gjithë banorët, në veçanti në fshatra, e që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, të gjithë qytetarët kanë qasje më të shpejtë e më të lehtë.”, shtoi Aliu./Arbresh.info/

Të ngjashme