Dy avionë të dërguar nga Greqia, janë bërë pjesë e aksionit për shuarjen e zjarreve në Dropull dhe në Finiq.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi bën me dije se avionët, të tipit Candair, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.
“Dy avionë të tipit Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq. Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrëfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje. Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate”, shkruan Peleshi.
Prej dy ditësh, Forcat e Armatosura, zjarrfikësit, punonjës të emergjencave civile dhe strukturave vendore po luftojnë me flakët. Fatmirësisht vatrat e zjarrit u izoluan, duke shmangur rrezikun për banorët. /rtsh.al/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”