Diasporës që vjen në Kosovë nga Serbia i shtrenjtohet rruga

09:45 | 10 Korrik 2024
L G

Mërgimtarët që vijnë në Kosovë përmes Serbisë do ta kenë më të shtrenjtë rrugën sivjet.

Nga 10 korriku, Serbia ka rritur tarifat për shfrytëzimin e autostradave.Çmimet janë rritur për gati 10 për qind në secilën prej autostradave, ka njoftuar Ministria e Transportit serb.

Në rrugën nga Beogradi në Shid, shoferët tani duhet të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 eurove.

Në rrugën Obrenovac – Prelina, pagesa do të kushtojë 4.79 euro, ndërsa nga Beogradi në Suboticë do të kushtojë 6.84 euro.

Shuma më e lartë do të paguhet në rrugën nga Beogradi në Dimitrovgrad – 14.27 euro.Zbritje prej gjashtë për qind do të ketë për vetura elektrike. 10 për qind zbritje ka për kamionët me motorë “EURO 6”.

Ministria e Jashtme e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet përmes Serbisë./EO/

Të ngjashme