Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë udhëtarësh.
Sipas policisë, zjarri është shuar teksa bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, shkruan Arbresh.info.
“ZJARRVËNIE Mitrovicë Veri 09.07.2024 – 00:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një kamion pronë e një mashkulli kosovar është përfshirë në zjarr dhe nga kamioni zjarri ka kaluar edhe tek vetura e ankuesit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bordi i RTK-së zgjedh kryesinë e re
Grupi Parlamentar i AAK-së i kërkojnë ambasadorit të BE-së h...
Nepal, 5 alpinistë rusë humbin jetën teksa po ngjisnin malin
Prishtinë, arrestohet një i dyshuar për kontrabandë më barna
Shtëpia e Cristiano Ronaldos del në shitje për 5.9 milionë e...
I dërguari amerikan për Ballkanin, Kasanof viziton këtë javë...