Google ADS

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

07:08 | 10 Korrik 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti për sot do të jetë me diell dhe vranesira të shpërndara.

Sipas njoftimit, vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor, shkruan Arbresh.info.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius.

Ndërsa era do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme