Maqedonci: Edhe vdekja e Radoiçiqit mund të mos e kishte zgjidhur problemin në veri

23:26 | 9 Korrik 2024
E.H

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke komentuar ikjen e organizatorit të sulmit terrorist në Bansjkë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, tha se edhe vdekja e tij mund të mos e zgjidhte problemin e sulmeve në veri.

Në lidhje me çështjen e sigurisë së Kosovës të kërcënuar nga Serbia, kryeministri i Kosovës Albin Kurti të martën gjatë një interviste për CNN ka folur edhe për bazat ushtarake të Serbisë për rreth kufirit të Kosovës.

Kurti, tha se Serbia është agresive ndaj Kosovës, jo vetëm duke mos e njohur si shtet të pavarur, por për shkak se “është angazhuar” në luftë hibride dhe po zhvillon trajnime ushtarake në bazat që i ka pranë kufirit me Kosovën.

Kryeministri i Kosovës i kërkon Perëndimit t’i bëjë presion Serbisë të largojë bazat ushtarake pranë kufirit

Po ashtu, martën, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se ka rrezik që sulmet si ai i Banjskës të përsëriten.

Në lidhje me këtë paralajmërim, Ministri Maqeonci ka thënë se problemi në thelb është politik.

“Edhe vdekja e tij mund të mos e kishte zgjidhur problemin në veri. Problemi në thelb është politik. Përderisa Serbia e mbështetë këto lloj grupe, por të mos jetë Radoiçiqi do të jetë dikush tjetër. Duhet një presion ndërkombëtar ndaj Serbisë së pari për të ndryshuar qëndrimet politike në raport me Republikën e Kosovës, pastaj normalisht edhe veprimet operacionale. Në këtë rast Radoiçiq është një vegël që është tentuar të shfrytëzohet për të arritur objektivat politike dhe kriminale”, tha ai në RTV21.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme