Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se sot në Komisionin për Administratë Publike kanë diskutuat për Projektligji për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim pronave të komunave.
Me anë të një postimi në Facebok, Tahiri ka theksuar se është shumë e rëndësishme që amandamentimet që bëhen në këtë ligj të jenë të funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social të komunave, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Sot, në Komisionin për Administratë Publike me shoqërinë civile diskutuam një ndër ligjet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të komunave – Projektligji për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim pronave të komunave.
Theksova se është shumë me rëndësi që amandamentimet që bëhen në këtë ligj, të jenë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik,m dhe social të komunave. Në të njëjtën kohë nenet të jenë të sakta, sqaruese që ndihmojnë trajtimin e të gjitha temave, ku komuna hyn si palë për të ndihmuar të mirën publike dhe zhvillimin e qyteteve të tyre.
Diskutimi do të vazhdojë edhe në grupet punuese dhe është e rëndësishme që ky ligj të kalojë sa më shpejtë që është e mundur. Ligji në fjalë ka kaluar gjatë kohës së Qeverisë së Ramush Haradinajt, ligj i cili ka mundësuar me qindra projekte zhvillimore në komuna të Kosovës./Arbresh.info
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...