Google ADS

“Kemi nevojë për turizëm elitar”- Rama për Sazanin: Propozimi erdhi nga vetë Kushner

16:50 | 9 Korrik 2024
E.H

Gjatë një interviste për britaniken Financial Times, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, është shprehur se Jared Kushner ka kërkuar të investojë në Sazan, pa një ndërmjetës, ndryshe nga rasti i Serbisë.

Projekti ambicioz i dhëndrit të Donald Trump, i cili u përfol bujshëm në muajn mars të këtij viti, vijon të tërheq kureshtjen e mediave të huaja.

Gjatë intervistës kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ky projekt ka synimin të nxisë turizmin elitar në Shqipëri.

Dikur një zonë ushtarake, fotot render të projketit ‘eko-resort’, i gërshetuar me bukuritë natyrore të ishullit shqiptar të mesdhehut, resorti i Kushner, sipas Ramës, do të kthehet në një destinacion, ku një turist do të shpenzoj gati 100 herë më tepër se një turist i zakonshëm.

Afro 5 kilometra vijë bregdetare dhe 1400 hektarë tokë, resorti i Sazanit përfshihet në portofolin e investimeve të kompanisë së Kushner, e cila parashikon investime mbi 1 miliard dollar në Evropën Jugperendimore.

Sa i takon planit serb, Rama shprehet se ishte Richard Grenell, i dërguari special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ai i cili ndërmjetësoj dhe inicioi kërkesat për zhvillimin midis Kushner dhe qeverisë serbe.

“Ne kemi nevojë për lluks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, shprehet Rama. Deklaratë e cila i rikthehet qëllimeve të kreut shqiptar për të zhvilluar një turizëm sa më elitar në Shqipëri./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme