Kim Jong Un ka përkujtuar 30 vjetorin e ndarjes nga jeta të gjyshit të tij, Kim Il Sung, që është njëkohësisht dhe themeluesi i shtetit komunist të Koresë së Veriut.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA publikoi pamjet e eventit madhështor ku shihen me dhjetëra mijëra njerëz që ende vajtojnë për vdekjen e tij. I pikëlluar vërehet dhe Kim Jong un, ndërsa urdhëroi mbajtjen e 3 minutave të heshtje.
Diktatori kishte organizuar një pritje shtetërore, por edhe një koncert në Penian për nder të gjyshit të tij dhe krijimit të shtetit komunist. Kim Jogn Un, bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë, vizituan Pallatin e Diellit, Kumsusan, ku prehen Kim Il Sund dhe djali i tij, ish lideri Kim Jong il.
Qytetarë të shumë në numër, me qindra mijëra, kanë vendosur lule pranë statuja gjigande të bronzit të ish udhëheqësve komunistë në Penian. Kim Il Sung drejtoi vendin e tij që nga themelimi në vitin 1948, përmes luftës Koreane në vitet 1950 deri në 1953, derisa ndërroi jetë në 1994.
Më pas fronin e mori djali i tij, Kim Jong Il, I cili gjithashtu ka ndërruar jetë. Trashëgimia e dinastisë është tashmë në duart e Kim Jong Un.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha