Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftaur se sot ka nsiur ndërtimi i shkollës moderne me mbi 6500 metra katror.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kjo shkollë do të ofrojë kushte të nivelit evropian për arsimtarët dhe fëmijët, shkruan Arbresh.info.
“Klasa mësimore, laboratore të shumta, sallë të edukatës fizike e pajisje digjitale që do të bëjnë fëmijët tanë të arsimohen ashtu siç e meritojnë. Me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t’i bartur fëmijet e tyre do të marrin fund. Kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në Kryeqytet.”, ka shkruar Rama.
“Vazhdojmë tutje me shhndërrimin e Kalabrisë në lagje moderne dhe transformimin e Kryeqytetit.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...