Zjarri në Dropull, kryebashkiaku: Po punohet për të vënë në kontroll flakët, qytetarët të tregojnë kujdes

11:24 | 9 Korrik 2024
A B

Kreu i Bashkisë së në Dropull, Dhimitraq Toli ka folur për situatën e zjarreve në Dropull.

Në një intervistë në “ABC News”, ai tha se bashkia e Dropullit në bashkëpunim me Forcat e Armatosura po punon për shuarjen e zjarrit.

Gjithashtu ai theksoi se një person është arrestuar, ndërsa bën apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm pasi rreziku është i lartë edhe për shkak të temperaturave të larta.

Situata ka qenë e vështirë. Vatra e zjarrit ditën e djeshme ka filluar para drekës dhe për fat të keq vazhdon akoma. Në Frashtan u rrezikuan shtëpi. Por menjëherë hanë angazhuar zjarrfikëse, Forca ta Armatosura dhe me ndërhyrjen e helikopterit u mundësua të shpëtohej djegia e shtëpive nga zjarri. Aktualisht zjarri vazhdon akoma, megjithatë po punohet për shuarjen e flakëve”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al/

Të ngjashme