Google ADS

Nis protesta e stafit teknik të Kuvendit

10:17 | 9 Korrik 2024
E.G

Ka nisur protesta nga stafi teknik i Kuvendit të Kosovës.

Përmes kësaj proteste, ata po i shprehin pakënaqësitë e tyre sa ju përket pagave të ulëta.

Bëhet e ditur se paga e stafit teknik të Kuvendit është 275 euro.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, kishte njoftuar për negociatat e vazhdueshme paraprake të stafit teknik me udhëheqësinë, por ato nuk kishin dhënë rezultate.

Protesta është duke u mbajtur para Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme