Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në kuadër të masave për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju bënë thirrje të gjithë personave fizik/juridik që vendosin të instalojnë kamera të vëzhgimit në objektet private t’i kenë parasysh kriteret për mbrojtjen e privatësisë dhe masat e sigurisë.
AIP ka njoftuar se ka pranuar numër të konsiderueshëm të ankesave nga qytetarët për vëzhgimin me kamerë në objektet private (në shtëpi dhe banime kolektive) jashtë kritereve të përcaktuara me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Ankesat e adresuara në disa raste kanë rezultuar me cenimin e privatësisë së qytetarëve pasi që të njëjtat kanë vëzhguar jashtë parametrit të pronës private duke përfshirë pronën private të huaj dhe hapësirat publike, shkruan Arbresh.info.
Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë vendosur sistemin e kamerave që të sigurohen që kamerat të vëzhgojnë dhe regjistrojnë vetëm pronën e tyre dhe jo hapësirat publike ose pronën e fqinjëve.
“Me rastin e vendosjes së kamerës, qytetarët janë të obliguar të vendosin shenja njoftuese për praninë e kamerave, të ruajnë regjistrimet në mënyrë të sigurtë duke i mbrojtur nga qasjet e pa autorizuara, si dhe regjistrimet t’i ruajnë për një periudhë të arsyeshme kohore jo më shumë se 30 ditë.”, thuhet në njoftim.
Respektimi i këtyre kritereve ndihmon në mbrojtjen e privatësisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...