Google ADS

Helmimi masiv në Bulqizë, dalin rezultatet e analizave të ujit të pijshëm

21:39 | 8 Korrik 2024
E.H

Helmimi që çoi 100 persona në spital në Bulqizë duket se nuk ka qenë për shkak të ujit të pijshëm.

Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë ka publikuar rezultatet e analizave të ujit të marra në disa vende të ndryshme.

Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme