Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ka bërë të ditur se MASHTI do të ndajnë bursa në vlerë prej 1 mijë euro për studentët të cilët regjistrohen në programin “Gjuhë shqipe” ose në “Letërsi shqipe” të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci theksoi se ndarja e bursave vjen më qëllim të promovimit dhe zhvillimit të mëtejmë të shkencave të albanistikës, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Filloni studimet në programin Gjuhë shqipe ose në programin Letërsi shqipe të Fakultetit të Filologjisë dhe përfitoni bursën studentore në vlerë prej 1000 (njëmijë) euro nga MASHTI
Me qëllim promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shkencave të albanistikës, me vëmendje të veçantë programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shqipe brenda Fakultetit të Filologjisë, muaj më parë kemi nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në kuadër të kësaj Marrëveshje, MAShTI për herë të parë do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet Bachelor dhe Master në degët Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së. Shuma e bursës është 1 mijë euro në vit për student.
UP tashmë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve./Arbresh.info
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...