Google ADS

FSK pjesë e Seminarit për Lidership Strategjik në Mbretërinë e Bashkuar

17:58 | 8 Korrik 2024
E.H

Shefi i Stafit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigadë Ilir Qeriqi me ftesën e Mbretërisë së Bashkuar mori pjesë në Seminarin për Lidershipin Strategjik të mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes në Mbretërisë se Bashkuar.

FSK njofton se seminari kishte në fokus lidershipin në nivelin strategjik, modelet e lidershipit, etika, menaxhimin dhe administrimin e ndryshimeve strategjike në aspektin e vendimmarrjes në nivelin Strategjike.

“Ushtarakë të lartë nga 20 vende të botës diskutuan për ngritjen dhe avancimin e lidershipit në kohën e kërcënimeve, zhvillimeve globale në fushën e sigurisë si dhe përvojat e ndërveprueshmëri në mes aleatëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme