Përgatitje përfunduan, teksa liderët e botës zbritën në Uashington për samitin historik të NATO-s të këtij viti.
“Do të festojmë 75 vjetorin e krijimit të aleancës më të suksesshme në histori”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s u takua me ministrin amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin. Samiti mbahet të martën.
“Këto liderë të huaj po shpresojnë dhe luten që fokusi të jetë te NATO dhe ndoshta në Ukrainë”, tha Josh Rogin, analist.
Analistët thonë se kandidimi i presidentit Biden mund të marrë vëmendjen.
“Nëse ndodh që ai të humbë apo tërhiqet, të gjithë këta liderë perëndimore dhe europiane do të duhet të bëjnë diçka tjetër. Duhet t’i drejtohen Presidentit Trump”, deklaroi Josh Rogin.
Në Uashington për samitin po vijnë dhe protestues nga e mbarë bota.
“Ne kemi nevojë për mbrojtje, por nuk na duhet super mbrojtje. Por ata për këtë po mblidhen”, shtoi Kolonele Ann Wright, Veteranët për paqen.
Mes tyre janë grupe që kërkojnë paqe dhe qëndrojnë kundër aleancës ushtarake të NATO-s.
“Përgjigja për më shumë NATO është një rreth vicioz që nxit më shumë militarizëm rus, më shumë militarizëm të NATO-s dhe më shumë militarizëm rus. Ne duhet të ndjekim një rrugë tjetër”, u shpreh David Swanson nga “Bota përtej Luftës”./A2CNN
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...