Google ADS

Osmani kujton Vëllezërit Bytyqi: Regjimi i Serbisë vazhdon t’i glorifikojë kriminelët e luftës

14:11 | 8 Korrik 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Vëllezërit Bytyqi në 24 vjetorin e vrasjes së tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se regjimi i Serbisë vazhdon t’i glorifikojë kriminelët e luftës, shkruan Arbresh.info.

“Familjet e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit, shtetas amerikanë të vrarë brutalisht 24 vjet më parë, janë ende në kërkim të drejtësisë. Deri më sot, regjimi i Serbisë vazhdon t’i glorifikojë kriminelët e luftës, në vend që t’i mbajë ata përgjegjës.”, ka shkruar Osmani.

“Nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë.”, u shpreh ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme