Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar Gabriel Attal të qëndrojë si kryeministër për “stabilitetin e vendit”.
Attal tha se do të jepte dorëheqjen si kryeministër të dielën kur Ansambli qendror i Macron do të vinte i dyti pas Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë (NFP).
34-vjeçari Attal bëri histori kur mori detyrën në fillim të këtij viti si kryeministri më i ri i Francës.
Franca është tani në bllokim politik pasi asnjë nga tre blloqet kryesore nuk fitoi një shumicë të plotë në zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare Franceze
Ndryshe nga një javë më parë, kur Tubimi Kombëtar doli forcë e parë, në balotazhin e së dielës partia e ekstremit të djathtë në Francës nuk arriti të fitojë shumicën. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme franceze, Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë fitoi 182 vende, blloku qendror i Presidentit Macron “Së bashku” fitoi 168 ulëse dhe Tubimi Kombëtar i Marin Lë Pen dhe aleatët e tij fituan 143 vende.
/rtsh.al/
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...