Google ADS

Në Gjilan protestuan Shoqatat e personave me aftësi të kufizuara

13:22 | 8 Korrik 2024
L G

Anëtarë të Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara Handikos dhe Shoqatës së të verbërve kanë protestuar sot para objektit të Komunës së Gjilanit.

Ata kanë kërkuar nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni që t’i respektojë vendimet e Kuvendit Komunal për mbështetje të këtyre shoqatave dhe indirekt edhe personat me aftësi të kufizuara, e posaçërisht familjet me fëmijë me nevoja të veçanta.

Askush nga zyrtarët komunal nuk doli për t’i takuar protestuesit, ndërsa protesta u përcoll nga zyrtarët policorë dhe ajo u përmbyll pa telashe. Protestuesit i kanë thirrje zyrtarëve të komunës për përmbushje të kërkesave legjitime, e që sipas tyre do t’i evitonte protestat e radhës, e të cilat sipas tyre, do të jenë më radikale. /rtk

Të ngjashme