Mbahet orë përkujtimore për atdhetarin Ahmet Haxhiu – Kontributi i tij, model për gjeneratat e reja

12:30 | 8 Korrik 2024
E.G

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, ka mbajtur orë përkujtimore për atdhetarin Ahmet Haxhiu, veprimtar i dalluar i brezit të Adem Demaçit, me ç’rast u tha se kontributi i veprimtarit do të mbetet model për gjenerata e gjenerata.

Shefik Sadiku, në emër të Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, tha se veprimtari Haxhiu u flijua për lirinë e Kosovës.

“Vlera më sublime më kapitale që mund të i jepet një njeri për komb e atdhe është flijimi këtë e bëri Ahmet Haxhiu”, tha Sadiku, raporton eo.

Veprimtari, Ibish Neziri, lexoi një monografi, përgatitur enkas për Ahmet Haxhiun, në të cilën përshkroi një kronologji të veprimtarit.

“Të flitet për veprën dhe jetën e Ahmet Haxhiut është nder dhe privilegj por edhe përgjegjësi e madhe. Takimi me Demaçin ndikuan që të vazhdojë rrugën për liri, deri më 7 korrik kur edhe u nda nga jeta. Ahmet Haxhiu e kishte ngritur çështjen për shitjen e shtëpisë për nevojat e organizatës, por nuk e lejoj Adem Demaçi. Vazhdonte të qëndronte në krye të detyrës, veprimtaria atdhetare kundër pushtuesve nuk kalojë pa u vënë re nga pjesëtarë të UDB-së”, tha ai.

“Kontingjenti i armëve që u sollën nga Ahmet Haxhiu pak ditë para  se të kidnapohej. U ushtruan tortura ndaj tij, kur pa shokët e tij të torturuar tentoi të bëjë vetëvrasje. Me 1 korrik nga aeroporti i Gjenevës u nda me shokët me fjalën ‘Amanet Kosovën’”, shtoi Neziri.

Emrush Xhemajli, tha se, do ishte e duhur qe shtëpia bëzë e Ahmet Haxhiut të ishte muze, e siç tha ai “për ta ruajtur e e dashur vendin nga gjeneratat e reja”.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Dehari, tha se Haxhiu, ka qenë një model së si duhet të punohet për atdhe.

“Me fjalët që i ndërpriteshin nga frymëmarrja e rënduar përsëriste nuk dua të vdes në Zvicër, dua të më varrosin te varrezat e babës në Lupç. Ahmet Haxhiu, ka ndejtur model së si duhet të punohet për atdhe. Lavdi veprës së Amet Haxhiut”, tha Dehari.

Shkurte Haxhiu, vajza e Ahmet Haxhiut, me emocione falënderoi pjesëmarrësit.

“Ju falënderojë për pjesëmarrjen më vjen mirë që sot e 30 vjet nuk e keni harruar babin tim”, tha ajo.

Të ngjashme