Ministria e Jashtme e Kosovës dhe ajo e Vanuatus nënshkruajnë Memorandumin për Bashkëpunim

10:59 | 8 Korrik 2024
E.G

Në Port Vila të Vanuatus, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Matai Seremaiah, nënshkruan Memorandumin për Bashkëpunim në mes dy ministrive.

Gjatë takimit, zëvendësministri Ahmeti dhe zëvendëskryeministri, Seremaiah, vlerësuan lartë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe diskutuan mbi mundësitë e fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin shumëpalësh.

Poashtu, palët diskutuan për zhvillimet e fundit në rajonet e tyre dhe zhvillimet botërore.

Të dyja palët theksuan se paqja dhe stabiliteti janë në fokus të të dyja vendeve dhe u pajtuan që ndajnë të njëjtat vlera në këtë drejtim./Arbresh.info/

Të ngjashme