Ministria e Punëve të Brendshme lansojë fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.
Hapjen e kësaj ceremonie e bëri Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe njëherësh koordinator nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivit.
“Kjo fushatë dëshirojmë që të zgjasë gjithë vitin kundër përdorimit të armëve. Jemi mbledhë këtu për ta hapur fushatën vetëdijesuese duke pasur bindje që vetëm bashkë mund t’ia dalim për rrezikun kundër të shtënave festive. Misioni ynë është që të avancojmë nivelin e sigurisë në vendin tonë. Statistikat tregojnë që armët pa leje janë shkaktarë të vrasjeve. Në baza vjetore Policia e Kosovës konfiskon 1500 lloje të ndryshme të armëve pa leje”, tha ai.
Kurse zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz tha se arma nuk është mjet për festë.
“Përdorimi i armëve është një problem që prek shumë shoqëri në botë dhe prek edhe shoqërinë tonë në ato ditë që janë për t’u festuar dhe sjellin gëzim e jo kob. Arma nuk është mjet për festë , ajo është e rrezikshme”, tha ajo.
Në Republikën e Kosovës është e ndaluar dhe sanksionohet me ligj gjuajtja me armë zjarri, përveç në vende të caktuara dhe licencuara për gjuajtje (poligonet e gjuajtjes).
E shtëna me armë zjarri në ahengje dhe festime është vepër penale dhe është e ndëshkueshme me ligj.
Gjatë vitit 2023 (qershor-gusht) sipas të dhënave të publikuara ka pasur rritje të rasteve të përdorimit të armëve gjatë ahengjeve familjare për 17.60% të rasteve ose 25 raste më shumë së vitin e kaluar.
Kurse gjatë kësaj periudhë janë gjithsej 142 raste të raportuara në Policinë e Kosovës për gjuajtje me armë të zjarrit në ahengje/festa./rtk
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme