Himara në zgjedhje më 4 gusht, Vangjel Tavo zyrtarisht kandidat i PS

09:42 | 8 Korrik 2024
E.K

Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Himarë. Kandidati i selisë rozë do jetë Vangjel Tavo.

Pak ditë më parë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj caktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Himarë.

Qytetarët në Himarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur një kryetar të ri Bashkie në 4 gusht. Kjo datë u dekretua nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj pas takimit në presidencë me kryekomisionerin, Ilirjan Celibashi.

Presidenti njofton se kjo datë është cilësuar alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore bazuar edhe tek rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni veror për bashkinë e Himarës.

Aktualisht kjo bashki drejtohet nga kryetari i Komanduar Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 Qershor. Më herët në detyrë ka qenë Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të SPAK në 23 Mars./abcnews.al

Të ngjashme