Google ADS

Një person djeg mbeturinat në Gjakovë, zjarri përfshin garazhën e një personi tjetër

09:41 | 8 Korrik 2024
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjakovë derisa ka djegur disa mbeturina, zjarri është përhapur dhe ka përfshirë garazhën e një personi.

Si pasojë janë djegur dhe dëmtuar disa pajisje pune, shkruan Arbresh.info.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Gjakovë / 07.07.2024 – 17:40. Eshtë raportuar se gjersa i dyshuari mashkull kosovar ishte duke djegur disa mbeturina, si pasojë e erës zjarri është përhapur dhe ka përfshirë garazhin e ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit janë djegur dhe dëmtuar disa paisje pune. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Arbresh.info/

Të ngjashme