Aleatët e NATO-s mblidhen në Uashington për një takim të nivelit të lartë që mbahet prej datës 9 deri më 11 korrik. Perspektiva e rikthimit në pushtet, të Donald Trumpit, kritikut më të madh të aleancës ushtarake, po dominon diskutimes në mesin e aleatëve.
NATO – e përbërë nga 32 vende evropiane dhe të Amerikës së Veriut, të angazhuar për të mbrojtur njëri-tjetrin nga sulmet e armatosura – do të theksojë forcën përmes solidaritetit, ndërsa feston 75 vjetorin e themelimit të saj, gjatë takimit që fillon të martën.
Joe Biden, i cili ai doli të tërheqë aleatët në një rrjet global për të ndihmuar Ukrainën të luftojë agresionin rus, e ka quajtur aleancën, më të unifikuar se kurrë ndonjëherë.
Por në prapaskenë, një temë dominuese do të jetë përgatitja për ndarje të mundshme, në kushtet e një rritje të partive të së djathtës ekstreme, jo miqësore me NATO-n, si në SHBA ashtu edhe vende të tjera, përfshirë Francën. Një gjë e tillë ka ngritur shqetësime rreth asaj se sa e fortë do të jetë mbështetja për aleancën dhe ndihma ushtarake që vendet anëtare të NATO-s dërgojnë në Ukrainë.
Gjatë debatit të parë presidencial zoti Biden pyeti zotin Trump nëse do të qëndronte në NATO apo do të tërhiqej prej saj. Përgjigja e Trump ishte me gjeste që krijonin paqartësi apo indiferencë.
Paraqitja e dobët e presidenti Biden gjatë debatit shkaktoi shqetësime dhe pikëpyetje të shumta nëse 81-vjeçari është i aftë për postin apo duhet të tërhiqet nga gara presidenciale.
Edhe përpara debatit, qeveritë evropiane kanë qenë në konsultime të vazhdueshme se çfarë mund të bëjnë për të siguruar që NATO, mbështetja perëndimore për Ukrainën si dhe siguria për çdo vend individual të aleancës, të mbijetojnë, edhe nëse Trump fiton zgjedhjet e nëntorit.
Po kështu po zhvillohen diskutime për një reduktim potencial të kontributin amerikan ndaj aleancës.
Disa amerikanë dhe evropianë e kanë quajtur këtë përpjekje si “një NATO e padepërtueshme nga Trumpi” ose “nga e ardhmja” kur bëhet fjalë mbi ndikimin tek aleanca, të një rritje të blloqeve të tjera politike të ekstremit të djathtë në Evropë.
Takimi i kësaj jave, që mbahet në qytetin ku u themelua aleanca e mbrojtjes së ndërsjellë në vitin 1949, pritej të ishte një festë mbi qëndrueshmërinë e NATO-s. Tashmë, tha një zyrtar evropian, kjo perspektive duket “e zymtë”.
Dhe për këtë ka dy arsye: përparimi i Rusisë në fushën e betejës në muajt kur republikanët në Kongres, aleatë të Trump, vonuan frunizimin me armë dhe financimin amerikan për Ukrainën si dhe mundësia e ardhjes në pushtet të qeverive të ekstremit të djathtë, jo miqësore me NATO-n.
Zyrtari foli me gazetarët javën e kaluar në kushte anonimiteti.
Rachel Rizzo, një anëtare e lartë e institutin jopartiak të Këshillit Atlantik jep se një mesazh të prerë për evropianët: “frika nga një mandat i dytë i Trumpit nuk ndihmon askënd”.
Për aleatët në takim, tha ajo, çelësi do të jetë rezistimi ndaj tundimit për t’u ndalur në detajet e ngjarjeve të paprecedenta në politikën e SHBA-së dhe për të ulur kokën në raport me përgatitjet e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën apo për një reduktim të mbështetjes së SHBA-së.
Trump, i cili si para ashtu edhe pas presidencës së tij ka folur me admirim për presidentin rus Vladimir Putin dhe ashpër për NATO-n, shpesh i përqendron ankesat e tij tek kostot e aleancës dhe asaj që paguan SHBA-ja.
Rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 e shtyu Perëndimin të mendonte se kërcënimi rus ishte neutralizuar, duke çuar në shkurtime të shpenzimeve ushtarake. Tashmë aleatët e NATO-s po forcojnë trupat e tyre kundër çdo agresioni më të gjerë nga zoti Putin dhe një numër rekord vendesh të NATO-s, 23 të tilla, po përmbushin objektivat e shpenzimeve për mbrojtjen.
Ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare John Bolton, tha se ish-presidenti, në një mandat të dytë do të punonte për ta nxjerrë SHBA-në nga NATO. Kongresi miratoi një ligj vitin e kaluar, duke e bërë këtë gjë më të vështirë, por një president thjesht mund të ndalë bashkëpunimin me disa ose të gjitha misionet e NATO-s.
Zgjedhjet në Francë, gjithashtu, duket se do të sjellin në fuqi më të madhe të partisë të së djathtës ekstreme kundër NATO-s nën udhëheqjen e Marine Le Pen. Forcat e ekstremit të djathtë po fitojnë terren edhe në Gjermani.
Disa zyrtarë dhe analistë evropianë thonë se kjo është thjesht tregues i rënies së besnikërisë së votuesve tek demokracia, me të cilën NATO është përballur edhe më parë.
Ata marrin si shembull Poloninë, ku një parti e krahut të djathtë humbi pushtetin vitin e kaluar dhe mbështetësit e saj kishin qenë ndër mbështetësit më të zjarrtë të NATO-s. Ata theksojnë gjithashtu rastin e Italisë, ku kryeministrja populiste e krahut të djathtë Giorgia Meloni ka fituar vlerësime si aleate.
Evropianët thonë se duan të “institucionalizojnë” mbështetjen për Ukrainën brenda NATO-s, duke redukatuar varësinë nga SHBA-të.
Aleatët evropianë gjithashtu nuk arritën të merrnin armë të mjaftueshme për Ukrainën gjatë vonesës në një paketë ndihme të huaj të SHBA-ve, pranoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në largim Jens Stoltenberg në një vizitë në Uashington muajin e kaluar.
Kjo është “një nga arsyet pse unë besoj se ne duhet të kemi një rol më të fortë në NATO”, u tha zoti Stoltenberg gazetarëve.
Një iniciativë që ka të ngjarë të mbështetet në takim është që NATO të marrë më shumë përgjegjësi për koordinimin e trajnimit dhe ndihmës ushtarake dhe financiare për forcat e Ukrainës, në vend të SHBA-së. Evropianët po flasin gjithashtu për t’u dhënë ukrainasve një prani më të madhe brenda organeve të NATO-s, megjithëse nuk ka ende konsensus për Ukraina t’i bashkohet aleancës.
Evropianët thonë se vendet e NATO-s po koordinojnë deklaratat për Ukrainën për të bërë të qartë, për shembull, se një përshkallëzim tjetër nga Rusia do të përballej me sanksione dhe ndëshkime të tjera të forta nga Perëndimi, dhe kjo edhe nëse SHBA-të nën një administratë të re Trump, nuk do të vepronin.
Zyrtarët e fushatës së zotit Trump nuk iu përgjigj menjëherë një emaili për komente.
Mundësia e një partneri me më pak varësi të SHBA-ja nën zotin Trump si president, po nxit diskutime për një rol më të madh të evropianëve në programin e NATO-s për parandalimin e rrezikut bërthamor, sipas Qendrës për Studime mbi Sigurinë me bazë në Poloni. SHBA-të aktualisht luajnë rol përcaktues në armët bërthamore të vendosura në Evropë.
Por vendet evropiane dhe Kanadaja, me buxhetet dhe ekonomitë e tyre më të vogla ushtarake, janë vite larg përmbushjes së çdo boshllëku të madh tp NATO-s që mund të krijonte SHBA-ja.
“Nëse një president amerikan vjen në detyrë dhe thotë: kemi mbaruar punë me këta (NATO-n), dotë ketë patjetër vullnet në Evropë për të plotësuar rolin amerikan”, tha John Deni, një bashkëpunëtor i lartë për sigurinë në Këshillin Atlantik. “Britanikët do ta merrnin përsipër këtë gjë”.
Por “edhe ata do të pranojnë se nuk kanë kapacitetin apo aftësinë dhe nuk mund ta bëjnë atë me shpejtësinë dhe shkallën që munden SHBA-të”, shton ai.
“Koncepti se ne po e bëjmë NATO-n të padepërtueshme nga Trumpi apo nga zhvillimet në të ardhmen, mendoj se kjo është kryesisht fantazi”./voa
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh