Trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, i është dhënë një notë kujdesi për rolin e Lamine Yamal dhe Nico Williams kundër Francës.
La Roja do të përballet me një gjysmëfinale të Euro 2024 kundër Francës më 9 korrik, pasi mposhti në çerekfinale Gjermaninë.
De la Fuente është i bindur se ekipi i tij mund të ruajë formën e lartë, me pesë fitore të njëpasnjëshme deri më tani, dhe fitorja e Gjermanisë ishte hera e parë që shkoi në vazhdime për të siguruar një fitore.
Sensacioni Lamine Yamal ka qenë lojtari kryesor për Spanjën në turne me 16-vjeçarin që vendos një rekord të ri për asistime në kompeticion.
Ai pritet të startojë kundër Francës, por de la Fuente ende po e menaxhon ndikimin e tij me delikatesë, së bashku me yllin e tij në rritje Williams.
“Nuk mund të luash gjithmonë me 100 km/h në orë. Shpejtësia dhe fuqia pa kontroll janë të padobishme. Ju duhet të zotëroni shpejtësinë dhe të kontrolloni lojën”, ka thënë ai në konferencë për media.
“Ata të dy janë futbollistë fantastikë, por ndonjëherë duhet të ngadalësosh. I them Lamines se nëse ai ka tre lojtarë para vetës, ka një zonë të fushës ku ne kemi epërsi. Duhet ta marrim topin atje, jo me driblim, por me pasime të shpejta”, ka shtuar më tej De la Fuente.
Lamine Yamal aktualisht është në krye të listës së asistimeve të Euro 2024, me tri, por ai ende nuk ka shënuar në turne përpara gjysmëfinales. /Telegrafi/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...