Një koalicion i gjerë majtist është duke prirë në një garë të ngushtë në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë të dielën, para aleancës së presidentit Emmanuel Macron dhe partisë të së djathtës ekstreme, sipas parashikimeve fillestare.
Kjo nënkupton se asnjë parti nuk do ta fitojë shumicën në Parlamentin me 577 ulëse.
Që të gjithë transmetuesit e mëdhenj kanë parashikuar fitore për aleancën majtiste dhe jo për Tubimin Kombëtar të Marine Le Penit dhe Jordan Bardellas.
Vlerësimet fillestare pas përfundimit të votimit në orën 20:00 parashikojnë që koalicioni majtist do t’i ketë rreth 172 deri në 215 vende parlamentare, aleanca e presidentit Macron mes 150 me 180 ulëse, ndërsa Tubimi Kombëtar – i cili shpresonte se do ta fitonte shumicën – 115 deri në 155 ulëse.
Francezët votuan masivisht të dielën në një raund të dytë vendimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Tubimi Kombëtar, i udhëhequr nga Marine Le Pen, shënoi arritje historike në rundin e parë të zgjedhjeve fundjavën e kaluar, dhe pritej që ajo ta fitonte edhe rundin e dytë më 7 korrik, duke i rritur gjasat që Franca ta kishte një qeveri të udhëhequr nga e djathta ekstreme për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.
Lideri francez i qendrës së majtë, Raphael Glucksmann, tha të dielën se Franca duhet të gjejë paqe, pasi Fronti i Ri Popullor fitoi më së shumti ulëse në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.
Kultura politike duhet të ndryshojë patjetër, Glucksmann theksoi, duke shtuar se një Parlamenti ku asnjëra parti nuk e ka shumicën dërrmuese, kërkon dialog dhe të jesh i hapur.
Asamblesë Kombëtare në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe rezultatit të dobët të partisë së tij liberale./rel
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...