Gazeta konservatore gjermane Welt am Sonntag beson se “pavarësisht nga rezultati i votimit, një humbës tashmë është përcaktuar: Emmanuel Macron.
Presidenti do të hyjë në histori si mishërimi i miopisë. Në një shfaqje shumëngjyrëshe të pompozitetit, ai thërmoi pa nevojë mesin politik të vendit të tij.
Gjithmonë i mbërthyer nga frika, se mund të mos i njihej talenti, me kalimin e viteve ai i kultivoi deri në veleri sjelljet pompoze dhe të tepruara që i ka pasur gjithmonë”, shkruan Welt am Sonntag.
Dhe më tej: “Pikërisht Macroni, i cili si president donte të përfaqësonte një seriozitet të ri, është një shembull i përsosur i kulturës së sotme mbizotëruese të zhurmës teatrale dhe gëzimit të shkatërrimit të asaj që është provuar nga koha. Sot kjo quhet disruption.
Njëherë Macron dëshmon vdekjen e trurit të NATO-s, njëherë jo. Njëherë ai angazhohet për ndihmë masive armësh për Ukrainën, vetëm për të dërguar shumë pak armë në raste të tjera”.
“Asnjëherë më parë një president i republikës së pestë nuk e ka zhgënjyer kaq rëndë popullin e tij, duke e zhytur të gjithë Evropën në kaos”, konkludon Welt am Sonntag.
Ndërsa gazeta austriake Presse am Sonntag mendon:
“Do të ishte absurde të akuzohej presidenti Emmanuel Macron se ka rrezikuar demokracinë liberale në Francë duke rendur të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare, menjëherë pas fitores së krahut të djathtë në zgjedhjet evropiane.
Kjo ishte gjithçka, por jo antidemokratike, ishte thjesht budallallëk. Në mbivlerësimin e deformuar të vetes, Macroni besonte se mund ta detyronte fatin ta ndiqte” shkruan austriakja Presse am Sonntag.
“Jupiteri në Pallatin Elysee hodhi zaret, sipas të gjitha gjasave do të humbasë, nuk do të jetë në gjendje të mbështetet në një shumicë qeveritare në Parlament dhe do ta kalojë pjesën tjetër të mandatit të tij deri në vitin 2027 si rosë e çalë.
Kjo është e pakëndshme për të dhe gjithashtu për Francën. Por kjo nuk është një krizë demokratike. Po të mos formohet dot një shumicë qeveritare, qoftë edhe për një kabinet ekspertësh, vendi duhet të shkojë prapë në zgjedhje”.
Presse am Sonntag kujton se “në demokraci ka gjithmonë një alternativë, madje atë mund ta zgjedhësh me votë”./dw/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...