Google ADS

Rama: “Koncerti i Paqes” nderoi viktimat e së kaluarës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e paqes dhe bashkëjetesës

13:48 | 7 Korrik 2024
E.G

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë pamje nga “Koncerti i Paqes” i organizuar nga Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.

Rama tha se në këtë koncert interpretua vepra “L’homme Armé: Mass for Peace” (Burri me Armë: Meshë për Paqe) nga Karl Jenkins, dedikuar viktimave të luftës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Kjo vepër, me mesazhin e saj të thellë për paqe dhe pajtim, u soll me një interpretim të shkëlqyer . Koncerti nderoi viktimat e së kaluarës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e paqes dhe bashkëjetesës.”, shkroi Rama.

“Bashkëpunimi me Ambasadën Amerikane tregoi miqësinë dhe bashkëpunimin e fortë ndërmjet dy vendeve tona”, përfundoi Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme