Liberalizimi i vizave dhe lehtësimi i procedurave për punësim në Gjermani ka mundësuar ikjen e shumë të rinjve për në vendet evropiane për një punë dhe jetë më të mirë.
Por, ikja e të rinjve nuk po prekë vetëm bizneset, të cilat kanë mbetur pa punëtorë, por po rrezikon edhe punën e artarëve.
Shitësit e arit po ankohen se ikja e rinisë po ndikon edhe në rënien e punës së tyre, raporton Arbresh.info.
Kryetarit të Shoqatës së Artarëve , Enver Pakashtica, thotë se ata që duhet të martohen po ikin, dhe si shkak i kësaj ka rënë edhe interesimi për blerjen e arit.
“Jemi duke pritur zakonisht verës ka kërkesa më shumë dasma ka pak më shumë, por pjesa dërrmuese e njerëzve që na lidh kjo veprimtari po shkojnë jashtë. Gjeneratat që duhet të martohen ata po punojnë po largohen, për ta gjetur një standard më të mirë. Ky është viti i parë pas liberalizimit ta shohim se si do të shkojë kjo procedurë”, shprehet ai.
Ai për Arbresh.info, tregon se gjatë këtij viti çmimi i arit ka shënuar një rritje të lehtë, krahasuar me çmimet e tjera bazike.
Sipas tij, çmimi i gramit të arit këtë vit është rreth 60 euro, por mund të shkojë deri në 65 euro në varësi të punës së dorës.
“Grami i arit kushton rreth 60 euro, por varësisht edhe nga puna, sepse një punim është më unik, por mund të shkoj edhe deri në 65 euro. Çmimi i arit nuk varet nga sezona, në sezonin e dimrit në janar kanë qenë më shtrenjtë ne tash vetëm presim që të hapet serona, kjo varet nga BERZA botërore, ne si Kosovë nuk kemi qasje aty, pra BERZA botërore e përcakton çmimin e arit. Ka dallime gjithçka varet nga puna e dorës. Ari e ka një çmim, por në përpunim dallon çmimi. Në Kosovë fuqia e punës është më e lirë ndërsa në Evropë janë rrogat më të mira”, tregon Pakashtica.
Ai tregon se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar një gram ari ishte 55 euro.
“Vitin e kaluar grami i arit ka qenë 55 euro, por është një ngritje shumë e lehtë në krahasim me çmimet e tjera bazike që i kemi ari ka një ngritje por jo një ngritje alarmante. Jemi duke pritë zakonisht verës ka kërkesa më shumë, por pjesa dërrmuese e njerëzve që na lidh kjo veprimtari po na shkojnë jashtë vendit. Modelet që kërkohen më së shumti janë modelet klasike, më të lehta më të përditshme, unazat, rrethi i gishtit, një emër apo një palë vathë që janë të përditshëm”, thekson Prapashtica.
Ai tregon faktorët që po ndikojnë në rritjen e çmimit të arit.
“Në ngritjen e çmimeve po ndikon situata politike, ekonomike të shteteve të mëdha, luftërat, çdo keqësim i situatës që bëhet e ngrit çmimin e arit. Çmimet e arit asnjëherë nuk variojnë çmimet sezonë pas sezone, kjo është BERZ, nuk ka të bëjë puna e sezonës me çmime”, pohon Pakashtica.
Ndryshe, ari, një metal me një ngjyrë të veçantë dhe me një vlerë të lartë simbolike, është përdorur gjatë gjeneratave si simbol i pasurisë. /Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...