Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), ka njoftuar se Zana Spahiu është emëruar ushtrues detyre e Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së.
Sipas njoftimit, emërimi i Spahiut ka ardhur pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekajt nga kjo pozitë.
Bordi bën të ditur se Ahmexhekaj ka paraqitur dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së më 23.05.2024.
“Ky vendim i bordit ka ardhur pasi që me datën 23.05.2024 z. Shkumbin Ahmexhekaj ka paraqitur dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Sipas kërkesës dhe përcaktimit nga ana e tij, dorëheqja do të jetë efektive nga data 08.07.2024, gjë për të cilën ka marrë edhe dakordimin e Bordit të RTK-së në mënyrë që të kryhen punët që kanë qenë në proces, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së.”, thuhet në njoftim.
“Bordi i RTK-së fillimisht e kishte emëruar z. Ahmetxhakaj ushtrues të detyrës së drejtorit të përgjithshëm më 19 janar 2022, pas shkarkimit të ish-drejtorit z. Kastrati, ndërkaq pas një procesi transparent dhe meritokratik, ai është zgjedhur dhe emëruar më 20.06.2022 drejtor i përgjithshëm i RTK-së.”, thuhet tutje.
Bordi i RTK-së ka falënderuar Ahmetxhekajn për bashkëpunimin e deritanishëm.
“Me z. Ahmetxhekaj Bordi ka pasur një bashkëpunim korrekt, ndërkaq javë më parë ka pasur mospajtime dhe qasje të ndryshme lidhur me rastin e dhunës psikike që ka ushtruar drejtori i radios z. Arsim Halili ndaj disa grave në RTK, veçanërisht ndaj udhëheqëses së zyrës ligjore. Bordi ka pritur që drejtori i përgjithshëm ta trajtojë këtë rast konform përgjegjësive të tij. Bordi rithekson që dhuna psikike dhe çfarëdo lloj presioni i ngjashëm nga kushdo ndaj kujtdo, janë të papranueshme dhe nuk do të lejohen në RTK.”, njofton Bordi i RTK-së.
Ushtruesja e detyrës e emëruar Zana Spahiu është e diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ajo nga 2010 ajo filloi punën në RTK si juriste, derisa në vitin 2022 u zgjodh udhëheqëse e zyrës Ligjore në RTK. Ajo ka mbi 14 vjet përvoje pune në fushën ligjore./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...