“Diell dhe vapë”, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

11:50 | 7 Korrik 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti për pesë ditët e ardhshme do të jetë kryesisht me diell dhe me vapë.

IHMK po ashtu ka bërë thirrje për kujdes sepse indeksi UV do të jetë shum i lartë , parashihen rreth 60 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit.

Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta.

Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetesime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.

Parashikimi i motit për pesë ditë (08-12 korrik 2024)

E hënë-Mot kryesisht me diell.Vranesira parashihen rreth maleve , ku vende-vende mund të ketë edhe ndonje rigë të dobet.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

E martë –Moti me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E merkurë-Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s./Arbresh.info/

Të ngjashme