Federico Chiesa pritet të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi italian nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re e cila i skadon në qershor të vitit 2025 dhe Juventusi është pajtuar për shitjen e tij.
Në fakt Sky Sport ka raportuar se Zonja e Vjetër tanimë ka pranuar ofertën e Romës për shitjen e Chiesas.
Giallorosët kanë ofruar 20 milionë euro, ofertë që ka kënaqur Juventusin e cila është pranuar nga drejtuesit bardhezi.
Tani gjithçka mbetet në dorë të lojtarit për të vendosur nëse dëshiron transferimin te Roma ose jo.
Chiesa është dëshira kryesore e Romës dhe trajnerit Daniele De Rossi që po merret personalisht tani për ta bindur lojtarin të transferohet në Olimpico.
Drejtuesit e Romës kanë pasur disa takime me agjentin e lojtarit Fali Ramadani dhe java e ardhshm epritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit italian./Telegrafi/
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza