Ka sugjerime se Chelsea mund të ofrojë Romelu Lukakun dhe Cesare Casadein si pjesë e një marrëveshje për të zbritur çmimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen.
Reprezentuesi nigerian është i frustruar me mungesën e interesimit për të në afatin kalimtar, pasi ai ka nënshkruar kontratë të re në dhjetor me dëshirën dhe qëllimin që të largohet këtë verë.
Ideja ishte që Osimhen të shitet për klauzolën e tij të lirimit (130 milionë euro), por kjo shumë po konsiderohet si tejet e lartë nga ekipe si Arsenali, Manchester United dhe Chelsea.
Paris Saint-Germaini, Bayern Munich dhe Real Madridi nuk duken në mesin e ekipeve të interesuara për shërbimet e tij gjithashtu.
Me këtë në mendje, TEAMtalk ka raportuar se Chelsea është në bisedime me Napolin për të diskutuar opsione të ndryshme për shkëmbimin e lojtarëve, diçka që do ta ulte koston totale të operacionit.
Lukaku është kandidati i padiskutueshëm, duke pasur parasysh se Antonio Conte është i etur që të ribashkohet me belgun i cili nuk është në planet e Chelseat për sezonin e ri.
Armando Broja dhe Trevoh Chalobah ishin përmendur, por asnjëri nga ta nuk ka tërhequr interesim konkret nga Napoli.
Një emër që po diskutohet është ai i Cesare Casadei, 21-vjeçarit i cili u largua nga Interi në vitin 2022 për 14 milionë euro dhe në 2022 punoi nën urdhrat e Enzo Marescas tek Leicester City.
Napoli e ka humbur Piotr Zielinskin si lojtar të lirë tek Interi, kështu që Casadei do të shihej si transferim i nevojshëm për ta mbuluar atë pozitë.
Në rast se Lukaku dhe Casadei përfshihen në marrëveshje, Chelsea do të shpresonte të paguante vetëm 60 milionë euro për Osimhen./Telegrafi/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...