Sondazhi: 30 për qind e bullgarëve duan që vendi i tyre të largohet nga NATO

07:27 | 7 Korrik 2024
E.G

Një sondazh i fundit i opinionit publik në Bullgari tregoi se 30 për qind e të anketuarve votuan për largimin nga aleanca e NATO-s.

Sondazhi, i cili u krye para samitit të ardhshëm të NATO-s në Uashington, tregoi se 59 për qind e bullgarëve duan që vendi i tyre të mbetet në NATO, që është përqindja më e ulët e mbështetjes nga vendet anëtare të Aleancës, raportojnë mediat vendase.

Për më tepër, 11 për qind e të anketuarve ishin të pavendosur për këtë çështje.

Të dhënat e këtij sondazhi në raportin e tij vjetor i ka shfrytëzuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ku thekson se 70 për qind e qytetarëve në të gjithë vendet e NATO-s do të votojnë për të mbetur në Aleancë, ndërsa vetëm 14 për qind do të largohen nga NATO.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 61 për qind e bullgarëve besojnë se anëtarësimi në NATO përmirëson sigurinë e vendit të tyre, ndërsa 29 për qind e bullgarëve janë të shqetësuar se anëtarësimi në NATO mund të mos garantojë sigurinë e vendit, përqindje e tejkaluar vetëm nga italianët.

/ rtsh.al /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme