Zëvendësmenaxheri i fushatës së presidentit amerikan Joe Biden, Quentin Fulks, tha të shtunën se ai”sfidoi pritshmëritë” në intervistën e tij të premten në ABC News.
“Unë mendoj se presidenti u shfaq”, u shpreh tutje Fulks.
Ai tha në MSNBC se Bideni “e kupton se duhet të sigurojë popullin amerikan; kjo është arsyeja pse ai do të vazhdojë fushatën e fuqishme.”
CNN raportoi të premten se fushata e Bidenit e shihte intervistën si një fitore.
Fulks tha se në fund të fundit, gara nuk ka ndryshuar që nga debati.
“Presidenti ka kontaktuar me një numër zyrtarësh të zgjedhur”, tha Fulks, duke pohuar se “bazat e kësaj gare nuk kanë ndryshuar”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
I pyetur në lidhje me komentet e Bidenit se ai është në pozicionin më të mirë për të mundur ish-presidentin Donald Trump, Fulks tha se “çdo zyrtar i zgjedhur që kandidon duhet të besojë se ata janë opsioni më i mirë”.
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...