Vazhdon edhe këtë vit turneu tradicional i futbollit të vogël në Prishtinë

18:41 | 6 Korrik 2024
D.H

Edhe në këtë vit si çdo tjetër mbahet turniri i verës në futboll në kryeqytet.

Ky turnir ka për qëllim të mbledh të rinjtë nga të gjitha trojet shqiptare.

Lajmin për mbajtjen e eventit e ka dhënë njëri nga organizatorët Fatos Dili në Facebook.

“𝐓𝐔𝐑𝐍𝐄𝐔 𝐈 𝐕𝐄𝐑𝐄̈𝐒 𝐍𝐄̈ 𝐅𝐔𝐓𝐁𝐎𝐋𝐋
Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Që nga viti 2016, duke qenë organizimi i pari i këtij lloj në Republikën e Kosovës për të vazhduar tani e shtatë edicione me radh për ti ofruar kryeqytetit më shumë atraksion, argëtim, gjallëri me rini dhe sport.

Edhe këtë vit do të organizohet turneu ikonik i futbollit duke mbledhur në vete të rinjë dhe të reja në stadiumin tani më të njohur “𝐒𝐤𝐚𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐠 𝐀𝐫𝐞𝐧𝐚“, ka shkruar Fatos Dili në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme