Google ADS

Strakosha pritet t’i bashkohet skuadrës greke

16:26 | 6 Korrik 2024
D.H

Thomas Strakosha do të jetë pjesë e AEK. Gardiani kuqezi rikthehet në Greqi pas 12 vitesh, teksa do të jetë pjesë e skuadrës nga Athina.

Te AEK, Strakosha pret që të ketë më shumë hapësira teksa i është premtuar vendi i titullarit, por konkurrenca nuk do i mungojë.

Vetëm pak ditë më parë AEK transferoi italianin  Alberto Brignolit, por duhet se skuadra nga Pireu dëshiron të ketë dy portierë të një niveli të lartë

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë e mbylli aventurën tek Brentford, ku nuk po gjente dot hapësira dhe tani do të bëhet pjesë e gjigantëve grek.

Ai zhvilloi tre ndeshje shumë të mira në Euro2024.

AEK menjëherë kërkoi informacion tek anglezët, me të cilët ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe tani kanë mbetur vetëm detaje e vogla, para se Strakosha të bashkohet me skuadrën e re.

Strakosha hapat e para të karrierës I ka hedhur tek skuadra e APOEL-it, por nuk debutoi tek skuadra e parë, teksa kaloi menjëherë te Lazio.

Për 29-vjeccarin ky është një rikthim në Greqi pas 12 vitesh. AEK është një prej skuadrave që kërkon titullin kampion në Greqi dhe me Strakoshën sheh më shumë siguri në prapavijë./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme