Google ADS

Balla: Ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Kastriot Muço” në Fier

15:00 | 6 Korrik 2024
E.K

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se ka filluar puna për rikonstruksionin e rrugës “Kastriot Muço”, në Fier.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka shkruar se investimi në këtë segment përfshin zgjerimin dhe rikonstruksionin e plot të saj sipas të gjitha standarteve urbane.

“Ka nisur puna🚧 për rikonstruksionin e rrugës “Kastriot Muço’ në📍Fier. Investimi në këtë segment të rëndësishëm, i cili është dhe porta kryesore e hyrjes së qytetit të #Fierit përfshin zgjerimin dhe rikonstruksionin e plotë të saj, sipas të gjitha standardeve urbane. Premtim i mbajtur”, ka shkruar Balla./Arbresh.info

Të ngjashme