Drita ka nënshkruar me futbollistin Iljasa Zulfiu.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë skuadra e Dritës në rrjetin social Facebook.
Ai ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin gjilanas
NJOFTIMI I PLOTË NGA DRITA
“Iljasa Zulfiu është lojtari ynë
Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu 26 vjeq i cili është nga Lugina e Preshevës.
Zulfiu vjen nga kampionati i Kazakistanit ku ishte pjesë e ekipit të Zhenis Astana.
Zulfiu para se të transferohej në Zhenis Astana ishte pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Dukagjini, Malisheva dhe Flamurtari gjithashtu ishte edhe pjesë e ekipit të Laçit në superioren shqiptare.
Iljasai ka nënshkruar kontratë tre vjeqare dhe do të jetë pjesë e klubit deri 2027.
Mirë se vjen Iljasa, djali i Luginës”, shkruhet në njoftimin e Dritës./Arbresh.info
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...