Google ADS

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

09:37 | 6 Korrik 2024
A B

Policia Kosovës ka njoftuar, se disa persona të kanë hyrë me forcë në një pompë derivatesh në Zubin Potok, ku kane vjedhur pajisje pune me vlerë rreth 550 euro.

Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se rasti është nën hetime.

“Fsh. Zupc, Zubin Potok 04-05.07.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur kanë hy me forcë në pompën e derivateve dhe kanë vjedhur disa pajisje pune me vlerë rreth 550 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme