Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës, Agon Vrenezi dhe Konsullja e Përgjithshme, Suzan Novobërdaliu, u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi miqësor, u diskutua për rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë në Izmir dhe kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj zone.
Kryeministri Kurti dhe Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Tugay, biseduan edhe rreth mundësive për bashkëpunim në rrafshe të ndryshme, përfshirë këtu në atë të ekonomisë, kulturës, sportit dhe qeverisjes lokale./Arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...